14.5 C
Tirana
Tuesday, April 29, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL marrëveshje me San Raffaele Hospital Milano

SIGAL marrëveshje me San Raffaele Hospital Milano

SIGAL ka nënshkruar së fundmi marrëveshje me San Raffaele Hospital në Milano – një nga spitalet më të mira në Evropë. Falë këtij bashkëpunimi, klientët që na kanë besuar sigurimin e tyre shëndetësor, mund të përfitojnë trajtime të avancuara dhe diagnoza të sakta në një nga qendrat më të njohura, për teknologjinë e fundit dhe njohuritë mjekësore më moderne.

Ky është vetëm një nga partneritetet strategjike që SIGAL ka ndërtuar ndër vite me spitalet më prestigjioze në Evropë, në vende si Italia, Greqia, Austria dhe më tej.

Në përzgjedhjen e këtyre partnerëve, SIGAL është udhëhequr nga një parim i pandryshuar: të punojë vetëm me qendra të ekselencës, aty ku teknologjia më moderne dhe njohuritë më të avancuara mjekësore bashkohen për t’u shërbyer pacientëve.

Rendja drejt cilësisë së shërbimit dhe inovacionit për SIGAL mbeten thelbësore – veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin. Kjo e bën udhëheqëse në tregun e sigurimeve, duke sjellë produkte që i paraprijnë nevojave të klientëve dhe standardeve ndërkombëtare.

Kjo qasje e ka bërë SIGAL një emër të besuar dhe të vlerësuar nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare. Sot, çdo klient i SIGAL e di se shëndeti i tij është në duar të sigurta – në çdo cep të botës.

Me SIGAL, shëndeti juaj nuk njeh kufij.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat