Në tregun rumun, sipas të dhënave që raporton Xprimm, vëllimi i primeve të shkruara bruto gjatë 9-mujorit 2024 për siguruesit aktivë arriti në vlerën e 3.39 miliardë eurove.
Kjo shifër është 11.45% më shumë në krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ky total, siguruesit vendas përbënin 2.88 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 513 milionë euro u gjenerua nga degët e siguruesve të BE-së që operojnë në sistemet FOS/FOE.
Sigurimi i Jetës pati një rritje të primeve me 13.3% duke arritur në 642 milionë euro. Ky ishte drejtimi me rritjen më të lartë si përqeindje. Kontributi më i lartë në këtë rritje, në vlerë absolute, erdhi nga linja e anuiteteve dhe sigurimet suplementare.
Sigurimet e Jo-Jetës realizuan një vlerë prej 2.75 miliardë euro, ose 11% më shumë krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar. Kontributi i degëve të huaja të shoqërive të sigurimit që veprojnë në Rumani në sigurimet e Jo-Jetës u rrit me gati 3 pikë përqindjeje nga 12% të vëllimit të primeve në rreth 15% në fund të 9-mujorit 2024.