20.5 C
Tirana
Saturday, April 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata e Sigurimeve të Qipros: Tregu i sigurimeve vijon rritjen

Shoqata e Sigurimeve të Qipros: Tregu i sigurimeve vijon rritjen

Shoqata e Sigurimeve të Qipros, IAC, publikoi të dhënat e tremujorit të fundit të vitit të shkuar dhe sipas këtyre të dhënave, tregu i sigurimeve të Qipros, në fund të shtatorit të vitit 2024 arriti në 936.3 milionë euro, duke u rritur me 7.6% në terma vjetore.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jetës u rrit me 9.7% në terma vjetorë duke arritur 486.6 milionë euro, ndërsa segmenti i Jo-Jetës raportoi një rritje prej 5.45%, duke arritur në 449.7 milionë euro.Shuma e dëmeve të paguara në sigurimin e Jetës u rrit po ashtu duke arritur në 208.85 milionë euro, me rritje vjetore 12%, ndërsa dëmet e shkaktuara për sigurimin e Jo-Jetës u rritën me 3.14% dhe arritën në 196.8 milionë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat