11.5 C
Tirana
Friday, April 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiZhvillimet e tregut të titujve të qeverisë jashtë bursës për vitin 2024,...

Zhvillimet e tregut të titujve të qeverisë jashtë bursës për vitin 2024, dominim i investitorëve individualë

Të dhënat statistikore të tregut të titujve të qeverisë jashtë bursës për vitin 2024, siç vërehet edhe në periodikun e publikuar nga AMF pak ditë më parë, flasin për një dominim të transaksioneve “Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand)” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 50.10% dhe 36.72% kundrejt vëllimit të përgjithshëm. 

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë burse për vitin 2024, u dominua në masën 64.17% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 35.83% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). 

Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 81.98% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të qeverisë jashtë burse i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari. 

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të qeverisë jashtë burse, për vitin 2024 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 97.48% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat