12.5 C
Tirana
Thursday, January 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVdekja e 12-vjeçarit, reagon QSUT: Ja shkaku

Vdekja e 12-vjeçarit, reagon QSUT: Ja shkaku

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas vdekjes së 12-vjeçarit nga Maliqi një ditë më parë në Spitalin Pediatrik të QSUT-së.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat QSUT njofton edhe shkakun e vdekjes së të miturit.

Sipas saj, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet”, njofton QSUT.

Teksa i shpreh ngushëllimet  më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë, QSUT thotë se do të vijojë përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.

Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient”, deklaron QSUT.

12-vjeçari fillimisht u trajtua me ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal të Korçës, por mjekët e këtij spitali nisur nga gjendja e rënduar e tij e kanë dërguar me urgjencë në QSUT.

Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të dyshuara për probleme kardiake tek moshat e reja në qarkun e Korçës, pasi ditë më parë janë regjistruar edhe 3 vdekje të tjera, ku një 16-vjeçar ndërroi jetë në Korçë, një 17-vjeçare ndërroi jetë në Pogradec e një tjetër rast në qytetin e Ersekës, ku një 15- vjeçare humbin jetën jashtë ambienteve të shkollës.

LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat