Janari ka nisur me temperatura të larta.
Meterologia Rezarta Xhakollari tha në ABC se, do të ketë intervale të gjata.
Ndërkohë Xhakollari deklaroi se të premten do të ketë reshje shiu dhe stuhi.
“Është janar tipik. Nis janari me diell, me temperatura të larta. Do të jetë e premtja që do të ketë reshje dhe stuhi. Të mërkurën do të ketë pak reshje, sot dhe nesër reshje nuk do të kemi. Pas 12 janarit, pritet të vijë i ftohi artik polar. Do të kemi reshje bore, në zonat veri dhe verilindje, por jo në kryeqytet. Do të kemi 12-13-14 janar, të ftohtin. Edhe veriu, edhe pse do të ketë dëborë, nuk do të jetë i ftohti ekstrem”.
LEXO EDHE: Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore