5.5 C
Tirana
Tuesday, December 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i keq përfshin Shqipërinë/ Përplasen tragetet në Durrës, Vlora ngre alarmin,...

Moti i keq përfshin Shqipërinë/ Përplasen tragetet në Durrës, Vlora ngre alarmin, Veriu probleme me dëborën

Manovrat për t’u ankoruar në det me mot të trazuar shkaktuan përplasjen e dy trageteve në portin e Durrësit, raporton Top Channel.

Nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që si pasojë e motit të keq një traget që nisej këtë mesditë nga Bari ka pezulluar lundrimin, ndërsa një tjetër do niset pa udhëtarë.

Për anijet e tonazhit të ulët dhe ato të peshkimit lundrimi u pezullua që një natë më parë.

Sipas Kapitenerisë së Portit Detar, era fryn nga juglindja dhe dallgëzimi në det të hapur arrin në 7 ballë, duke krijuar vështirësi në lundrim.

E njëjta situatë është edhe në Vlorë, ku përgjatë të gjithë ditës nuk do lejohet dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët si pasojë e detit me dallgë dhe erës së fortë.

Përgjatë gjithë paradites së kësaj të hëne në Vlorë kanë rënë reshje me intensitet të lartë, duke rikthyer frikën e përmbytjeve.

Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të mos parkojnë makinat në disa zona me risk të lartë, të cilat disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet, si rruga Albano dhe Romina, zona te Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në skelë dhe shkolla ‘Halim Xhelo’.

Ndërkaq reshje shiu por edhe bore ka pasur edhe në veri të vendit, dhe problemet e para janë shfaqur në Kukës, në aksin Kukës Bushtricë.

Raportohet se disa automjete kanë mbetur në rrugë si pasojë e borës. Drejtuesit ankohen për mungesën e borëpastrueses.

Në Shkodër në lartësinë mbi 800 metër reshjet janë në formë dëbore. Në segmentin rrugor Qafë Mali- Fierzë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin.

Ndërkohë në Lezhë raportohet për rreth 15 mm reshje shiu, por momentalisht nuk paraqiten probleme në rrjetin e kullimit.

LEXO EDHESiguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat