Pas rastit në bashkinë Maliq, një tjetër shtëpi është djegur plotësisht në fshatin Starje të bashkisë së Kolonjës.
Zjarri në banesë ka rënë rreth orës 11:00 të ditës së sotme ku dhe shërbimi zjarrfikës ka arritur të izoloje flakët, pasi pranë shtëpisë së djegur ndodhen dhe stalla me bagëti.
Shtëpia është totalisht e shkrumbuar, ndërsa fatmirësisht familjarët e kësaj banese kanë arritur të dalin në kohën e duhur pa marrë lëndime.
Policia po heton shkaqet e këtij zjarri.
LEXO EDHE: Me çfarë ngrohemi më së shumti gjatë dimrit? A janë banesat tona të siguruara nga zjarri?