7.5 C
Tirana
Wednesday, December 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakinat elektrike/ Shqiptarët preferojnë ende naftën dhe benzinën

Makinat elektrike/ Shqiptarët preferojnë ende naftën dhe benzinën

Në një kohë kur vendet e Bashkimit Europian kanë hedhur hapa të shumtë drejt implementimit të makinave elektrike, Shqipëria është ende duke i hedhur këmbët “çalë-çalë”.

Sipas të dhënave nga Eurostat, gjatë vitit të kaluar, në vendet e BE-së mbi 45% e automjeteve të importuara ishin me bateri ose hibride.

Ndërkohë, në Shqipëri, në të njëjtën periudhë, sipas të dhënave nga DPSHTRR, importimi i automjeteve elektrike ose hibride nuk zinte as 5% të totalit të importuar.

E thënë ndryshe, nga rreth 75 mijë automjete të importuara në vitin 2023, vetëm 5% ishin elektrike ose hibride.

Kjo statistikë lidhet ngushtë me faktin që shqiptarët po preferojnë të importojnë makina të përdorura me motorë nga Koreja e Jugut, me çmime që po konkurrojnë gjithnjë e më shumë tregjet europiane.

Ky trend vjen për shkak se vende nga Azia kanë miratuar politika që nuk lejojnë më në qarkullim automjete të vjetra, duke nxitur makinat me bateri dhe duke i detyruar pronarët e këtyre automjeteve t’i shesin kundrejt çmimeve të ulëta.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë periudhës janar-tetor 2024, importimi i makinave nga Koreja e Jugut që punojnë me naftë ose benzinë zë rreth 75% të totalit.

Gjatë muajit tetor të 2024, automjetet e ardhura nga vendi aziatik arritën të fitojnë terren kundrejt tregjeve europiane, si Italia dhe Gjermania.

LEXO EDHE: Thirrje për zgjidhje të qëndrueshme/ Sfidat e sigurimit të makinave elektrike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat