13.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParashikimi për ditën e sotme/ Si do të jetë moti dhe çfarë...

Parashikimi për ditën e sotme/ Si do të jetë moti dhe çfarë ndodh me temperaturat?

Ditën e sotme pritet përmirësim i kushteve të motit.

Meteorologia Tanja Porja shprehet se, gjatë ditës së sotme, reshjet e shiut ose dëbora do të jenë prezente në sasi të pakta vetëm në zona të izoluara.

Ajo shtoi gjithashtu se mëngjesin e sotëm kemi pasur një rënie me rreth 1 gradë të temperaturave në të gjithë vendin.

Sipas meteorologes, temperaturat minimale kanë shënuar -3 gradë celcius në zonat malore dhe ato maksimale kanë shënuar 16 gradë celcius.

“Ka pasur reshje të pakta gjatë natës, kryesisht në zonat perëndimore. Mjaft të ftohta kanë qenë orët e natës. Edhe mëngjesi i sotëm mbetet me vranësira të dukshme në pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, kryesisht në zonat veri perëndimore dhe perëndimore, aty ku herë pas here do të ketë prezencë të pikave të shiut.

Flokë të izoluar dëbore do të ketë në verilindje të vendit. Kemi rënie të vlerave termike në territor, kryesisht ën orët e mëngjesit.

Temperaturat luhaten nga -3 deri në 16 gradë celcius.

Në pjesën e parë të ditës së sotme ne presim përmirësim të kushteve të motit. Gjatë natës do të ketë prezencë të reshjeve të pakta në zona të izoluara. Sot temperaturat kanë shënuar një rënie me -1 gradë”, tha Porja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat