13.5 C
Tirana
Wednesday, December 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParashikimi i motit për 3 ditët në vijim

Parashikimi i motit për 3 ditët në vijim

Në tre ditët në vijim kushtet e motit në Shqipëri do të vijnë duke u përmirësuar, me pasditen e të mërkurës, që do të sjellë një ndryshim të dukshëm atmosferik.

Sipas meteorologes Tanja Porja, edhe dita e sotme dhe e nesërme, pavarësisht kthjellimeve më të shumta, do të shoqërohet herë pas here me reshje shiu, ose dëborë në lartësitë mbi 800 metër.

Ajo shtoi gjithashtu se temperaturat do të mbeten pak a shumë në nivelet aktuale, nga 0-16 gradë, ndërkohë që sipas saj, e mërkura do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.

“Reshje të pakta shiu do të mbeten prezentë ditën e sotme herë pas here. Reshje shiu por edhe dëborë në lartësitë mbi 800 metër. Sot ka kthjellime të shtuara krahasuar me një vit më parë. Sot ka pasur një rritje termike në orët e mëngjesit, nga 0-16 gradë celcius kanë qenë temperaturat minimale dhe maksimale.

Edhe dita e nesërme mbetet me prezencë të pakët të reshjeve të shiut në zonat e ulëta e bregdetare dhe dëborë në zonat malore. Zonat jugore do të jenë thuajse pa reshje. Pasditja e së mërkurës e në vijim sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në Shqipëri, veç ndonjë flokë dëbore në juglindje të vendit”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat