Një i moshuar ka humbur jetën tragjikisht, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, ku dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën e shtetasit Gjek Prronaj, 80 vjeç, që i mori jetën.
I moshuari jetonte i vetëm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
LEXO EDHE: Me çfarë ngrohemi më së shumti gjatë dimrit? A janë banesat tona të siguruara nga zjarri?