7.5 C
Tirana
Thursday, December 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZyrtarisht në dimër? Si do të jetë moti 10-ditëshin e parë të...

Zyrtarisht në dimër? Si do të jetë moti 10-ditëshin e parë të dhjetorit?

Java e parë dhjetorit ka nisur e kthjellët, por 10-ditëshi i parë i këtij muaji do të jetë me tiparet klasike të dimrit.

Parashikimi u bë nga meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës në orët e para të ditës do të ketë prezencë të flokëve të dëborës në zonat lindore.

“Edhe sot dhe në vijim 10-ditëshi i parë i dhjetorit do të jenë me tiparet e tij klasike dimri. Rritje e lehtë e temperaturave në territor. Në orët e para të ditës prezencë e flokëve të dëborës në orët e para në zonat lindore në vijim kthjellime të kushteve”.

Meteorologia paralajmëron sërish reshje shiu dhe dëbore në mesjavë, ndërsa termometri do të jetë në vlerat tipike të dimrit.

“Kthjellime sot dhe nesër, ndërsa nga e mërkura dhe në vijim reshje shiu dhe dëbore në të gjithë territorin. Termometri në vlerat tipike të muajit dhjetor, 15 gradë në brendësi të territorit deri në 16 gradë në bregdet”.

Dita e sotme do të jetë me diell por shumë ftohtë në rajon, ndërsa mesjava do të jetë  reshje dhe borë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat