8.5 C
Tirana
Thursday, December 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë aksident 6 milionë paundësh

Një aksident 6 milionë paundësh

Një aksident ku janë përfshirē dy Ferrari, një McLaren dhe një Bentley me vlerë totale prej 6 milionë paund ka ndodhur në Tirol të Austrisë dhe është cilësuar si aksidenti më i shtrenjtë.

 

Ngjarja ndodhi më 10 nëntor në një rrugë malore pranë Pfunds, në Tirol të Austrisë, ku një Ferrari 812 Superfast me vlerë 447,000 paund u përplas me një LaFerrari me vlerë 4 milionë paund.

Ferrari Superfast ishte pas LaFerrarit para se të ndodhte përplasja në një kthesë të ngushtë rreth orës 14:40.

Kjo përplasje shkaktoi aksidentin zinxhir, ku një McLaren Elva me vlerë 1.4 milionë paund u përplas me dy automjete të tjera. Një Bentley Continental GTC me vlerë 192,000 paund që ndodhej më pas përplasi gjithashtu automjetet e tjerë, duke i shtyrë ato drejt shkëmbit.

Sipas policisë, drejtuesi i makinës së parë ishte verbuar nga dielli dhe kishte shtypur menjëherë frenat, duke shkaktuar aksidentin zinxhir.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat