Shqipëria e mbyll në mënyrën më të keqe aventurën në Nations League.
Kuqezinjtë e Sylvinhos u mundën nga Ukraina me rezultatin 1-2 duke përfunduar të fundit në grupin tonë.
Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për ukrainasit, që shënuan dy gola të shpejtë me Zinchenko në minutën e 5-të dhe Yaremchuk në minutën e 10-të.
Fraksioni i dytë foli për Shqipërinë, që ishte dominuese, duke gjetur golin me Bajramin me penallti nëminutën e 75-të, por vetëm kaq.
Goli i Nedim Bajramit:
Kombëtarja shqiptare e mbyll në vendin e fundit Grupin B1 me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të tretë. Në vendin e parë shkoi Çekia me 11 pikë, ndërsa Ukraina e mbyll në vendin e dytë me 8 pikë.