Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në Nations League këtë mbrëmje, në përballjen ndaj Ukrainës.
Në nisje tē këtij takimi, në “Stadiumin Kombëtar” do të mbahet një minutë heshtje, për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili ndërroi jetë të hënën pas një sherri me bashkëmoshatarë.
Cani, së fundmi ka qenë pjesë e Dinamo U-15, ndërsa është impenjuar me Akademinë e klubit Partizani për dy vite, në ekipet e moshave U-13 dhe U-14.
14-vjeçari humbi jetën e djeshme pas një konflikti me bashkëmoshatarët e tij.
Ngjarja u shënua mesditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.