Fermerët përballen me shumë sfida, por ato që rrezikojnë më së shumti prodhimin e tyre janë fatkeqësitë natyrore dhe insektet që shkatërrojnë të mbjellat.
Ledina Çela ka një sipërfaqe prej dy dynyme me sera të mbjella me perime të ndryshme ajo thotë se në fillim serat patën prodhime cilësore, por më pas insekti krahëbardhë pushtoi të gjithë serën duke bërë që në serë të prodhohet më pak, ndërsa ato pak lule që i rezistuan këtij insekti kanë bërë që patëllxhani në sera të duket i vjetër edhe pse ajo mundohet të çojë në treg produktin e sapo vjelë.
“Problemi që po hasim tani është krahëbardha që nuk po gjejmë zgjidhje”, thotë ajo për Top-Channel.
Keni bërë spërkatje?
Fermerja: Po kemi bërë shumë spërkatje dhe përsëri ngjallet, sa edhe farmacistët bujqësor nuk kanë se çfarë të na japin tjetër.
Çfarë problemi keni tjetër?
Fermerja: Flutura e bardhë gjithashtu edhe e nxin patëllxhanin i nxin bishtit e duket sikur e ke marrë tokë jo sikur sapo e ke vjel.
Po në sasinë e prodhimit ndikon flutura e bardhë?
Fermerja: Po sepse ajo i lufton lulen dhe s’ka prodhim.
Por krahëbardha nuk gjendet vetëm në serat me patëllxhan, ajo gjithashtu lufton dhe lulet e domates, specit dhe trangullit. Kimikatet bujqësore janë tepër të dobëta para fluturës që shkatërron mundin e fermerëve.
Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë
Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.
Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.
Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga:
– Zjarri,
– Vjedhja,
– Rreziqet natyrore,
– Sëmundjet,
– Dëmtimet dhe helmimet aksidentale.
Pse sigurohet?
– Ndonjë ngjarje ndonëse e rrallë e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.
– Mos përballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para.
– Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.
Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të sigurua. Bota ka mbi 300 vjet që siguron gjithçka dhe është kjo ku ne duam të arrijmë.
Dëshironi të dini më shumë për këtë produkt?
Ekipi i specialistëve të SIGAL UNIQA do t’ju ndihmojë të:
– Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve
– Merrni një ofertë individuale
– Planifikoni një takim personal
– Zgjidhni shërbimin e duhur për ju
Telefononi falas në 0800 31 31
Ose shkruani në e-mail: [email protected]