Dy tërmete kanë tronditur pasditen e së dielës Greqinë.
Qendra Europiane e Sizmologjisë bën të ditur se tërmeti i parë është regjistruar rreth orës 19:00 me atë lokale dhe ka pasur një magnitudë 5,3 të shkallës rihter.
Vetëm 3 minuta më pas është regjistruar edhe një lëkundje më e lehtë me magnitudë 3,8 i shkallës rihter.
Epiqendra e tërmeteve ka qenë e njëjtë, në periferi të Selanikut.
Nuk ka raportime për dëme materiale.
LEXO EDHE: Lëkundjet që “rizgjuan” rrezikun/ Pse vlen Sigurimi nga Tërmeti