19.5 C
Tirana
Friday, November 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshime në ligjin e sigurimeve/ Kriteret që duhen përmbushur

Ndryshime në ligjin e sigurimeve/ Kriteret që duhen përmbushur

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiara ka ndërmarrë disa ndryshime në ligjin kryesor të sigurimeve, atë “për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, të cilat synojnë përafrimin e mëtejshëm me direktivën evropiane të fushës, aplikimin e rekomandimeve nga procesi i vlerësimit të ICP-ve, si edhe përgatitjen e tregut për zbatimin e plotë të regjimit Solvency 2 për aftësinë paguese.

 

Në ndryshimet e propozuara, që janë publikuar për konsultim publik, Shoqëria e sigurimit/risigurimit kryen vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese si pjesë e sistemit të administrimit të rrezikut. Ky vlerësim përfshin të paktën nivelin e kapitalit të kërkuar në raport me profilin e rrezikut, si edhe pajtueshmërinë në vijimësi me kërkesat për kapital dhe kërkesat për mjaftueshmërinë e provigjoneve teknike.

 

Vetëvlerësimi i rrezikut dhe aftësisë paguese duhet të jetë pjesë integrale e strategjisë së biznesit dhe duhet të merret në konsideratë, në mënyrë të vazhdueshme, në vendimet strategjike që merr shoqëria.

 

Shoqëria e sigurimit/risigurimit kryen, rregullisht dhe menjëherë pas çdo ndryshimi të konsiderueshëm të profilit të saj të rrezikut, vlerësimin e profilit tërësor të rrezikut dhe aftësisë paguese, në nivel individual dhe/ose grupi, sipas parashikimeve në paragrafin 1, të këtij neni.

 

Shoqëria e sigurimit/risigurimit dokumenton çdo fazë dhe veprim të procesit të vlerësimit të rrezikut dhe të kryerjes së provave të rezistencës, si dhe informon Autoritetin, brenda datës 31 maj të çdo viti, për rezultatet e çdo vetëvlerësimi të rrezikut  dhe aftësisë paguese.

 

Të gjitha politikat dhe procedurat e ndërmarra nga shoqëria, në kuadër të administrimit të rrezikut, duhet të jenë të dokumentuara dhe të përditësuara në çdo kohë.

 

Gjithashtu, në ndryshimet e propozuara nga AMF specifikohet edhe se çfarë duhet të përmbajë raporti i vetëvlerësimit të rrezikut, që do të dërgohet nga shoqëritë.

 

Në këtë dokument duhet të përfshihen të paktën rezultatet cilësore dhe sasiore të vetëvlerësimit të rrezikut dhe aftësisë paguese dhe konkluzionet e nxjerra prej tyre nga shoqëria e sigurimit; metodat dhe supozimet kryesore të përdorura në vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese; informacion mbi nevojat e përgjithshme të shoqërisë për aftësi paguese dhe krahasimin midis këtyre nevojave me kërkesat rregullatore për kufirin minimal të aftësisë paguese; informacion mbi devijime të rëndësishme të rreziqeve që nuk pasqyrohen në llogaritjen e kërkesës për kapital të aftësisë paguese.”

 

Në ndryshimet e propozuara, janë edhe forcimi i kërkesave për përshtatshmëri të organeve drejtuese dhe funksioneve kryesore, rritja e kërkesave për informim dhe transperencë me qëllim që qytetarët/personat e siguruar të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm përpara nënshkrimit të një kontrate sigurimi, ndryshime sa i përket mbikqyrjes së grupeve të sigurimit, saktësimi i procedurave të administrimit të përkohshëm të shoqërisë, si edhe procesi i prishjes/likuidimit të shoqërisë së sigurimit.

 

Gjithashtu, disa ndryshime janë propozuar edhe referuar ndërmjetësve në sigurime.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat