Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për shtatorin kishte vlerën e 28.3 miliardë lekëve, në rritje me 13.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjithsej, për 9-mujorin e vitit 2024 sektori bankar ka dhënë gjithsej 280.7 miliardë lekë kredi për ekonominë, në rritje me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shtysa për rritjen e kreditimit këtë vit po vjen sidomos nga segmenti i biznesit. Për muajin shtator, kredia e re për biznesin arriti vlerën e 19.7 miliardë lekëve, gjithashtu më e larta për këtë vit dhe 16.6% më shumë krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.
Për 9-mujorin 2024, sektori bankar ka disbursuar gjithsej 202.7 miliardë. lekë kredi të reja për bizneset, me një rritje vjetore prej 43%.
Këtë vit sektori bankar po shfaqin Interes të shtuar veçanërisht për kreditimin e ndërmarrjeve të mëdha, duke përfshirë dhënien e kredive koorporative në vlera mjaft të larta,
Në rritje, por me ritme më të ngadalta, paraqitet edhe kreditimi I Individëve.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për muajin shtator bankat dhanë 8.1 miliardë lekë kredi për Individët, me një rritje prej 4% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.
Për të gjithë 9-mujorin, kredia e re për individë preku vlerën e 77.3 miliardë lekëve, në rritje me 14.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kreditimi i individëve vazhdon të shfaqë ecuri pozitive, si në financimin e blerjes së pasurive të paluajtshme, ashtu edhe të konsumit.
Po të shohim kredinë e re sipas valutave, ajo që vërehet në muajt e fundit është një gjallërim i dukshëm i kreditimit në euro.
Për shtatorin kredla në monedhën europiane shënoi rritje me bazë vjetore për të gjashtin muaj radhazi, e mbështetur sidomos nga zgjerimi i huamarrjes në segmentin e biznesit.
Për 9-mujorin, kredia në euro arriti vierën e barasvlershme të 117.4 millardë lekëve, në rritje me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kërkesa e biznesit dhe fillimi i rënies. së normave të interesit të euros duket po e rikthen tendencën e eurolzimit të kredidhënies nga sektori bankar shqiptar.
Megjithatë, rritja e portofoilt total të kredisë, I matur si tepricë, u ngadalësua gjatë shtatorit. Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 812.8 miliardë lekë, me një rritje prej afërsisht 500 milionë lekësh krahasuar me gushtin. Me bazë vjetore, kredia ngelet në nivele dyshifrore, me 12.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e portofolit po mbështetet në masën më të madhe te segmenti I bizneseve, me një rritje vjetore pranë nivelit të 13%. Megjithatë, edhe rritja e portofolit i kredisë për Individët po përshpejtohet edhe në fund të shtatorit kjo rritje arriti në 11.7% krahasuar me një vit më parë.
Muajt e fundit, Banka e Shqipërisë është shprehur e shqetësuar për rritjen e shpejtë të kreditimit të ekonomisë, veçanërisht në segmentin e kredisë për blerje të pasurive të paluajtshme, si nga bizneset, ashtu edhe nga Individët. Për këtë qëllim, në muajin qershor u njoftua edhe aplikimi për herë të parë i një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitailt (duke filluar nga mesi i vitit 2025), ndërsa në fillim të këtij muaji u paralajmërua edhe një rritje e mëtejshme në dhjetor, nëse kredia vazhdon të rritet me ritme të shpejtë, shkruan revista “Monitor”.
LEXO EDHE: A ja vlen kredia pa Sigurimin e Jetës?