6.5 C
Tirana
Friday, November 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTransporti ajor i pasagjerëve në rritje, 8.3 milionë në janar-shtator

Transporti ajor i pasagjerëve në rritje, 8.3 milionë në janar-shtator

Flukset e larta hyrëse si edhe dalëse përmes ajrit kanë bërë që transporti ajror i pasagjerëve në Shqipëri të shënojë rekord për muajt Korrik-Shtator.

 

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në tre mujorin e tretë të këtij viti kanë udhëtuar me linja ajrore 3.5 milionë pasagjerë.

 

Në krahasim me po të njëjtën periudhë të 2023 kur pati 2.5 milionë pasagjerë, këtë vit ka një rritje me 43%.

 

Në total numri i pasagjerëve nga Janari deri në Shtator shkon në 8.3 milionë.

 

Ndërsa udhëtimet përmes rrugës ajrore kanë lulëzuar, ato përmes detit kanë pësuar rënie.

 

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2024 numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 950.100 persona. Në krahasim me vjet ka një tkurrje me 4%.

 

Porti i Durrësit ka pasur volumin më të lartë të pasagjerëve për periudhën Korrik-Shtator, pasi është porti nga i cili kanë udhëtuar 44,0 % e pasagjerëve, ndjekur nga Porti i Sarandës me 41,2 % dhe ai i Vlorës me 14,8%.

 

LEXO EDHE: “Shëndet në Udhëtim”/ SIGAL UNIQA si asnjë tjetër, besim maksimal nga qytetarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat