Një sasi e konsiderueshme rëre është derdhur në rrugë duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Situata problematik është krijuar në superstradën Lezhë-Milot , pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit në një gjatësi prej 50 metrash.
Pas konstatimit të problemit, policia rrugore ka mbërritur në zonë për të sinjalizuar drejtuesit e mjeteve për rrezikun.
Mësohet se ende nuk është identifikuar mjeti që mund të ketë derdhur rërën.