Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e 4 shtetasve të huaj, ka ndodhur ditën e sotme në Borsh.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”.
Sipas policisë, shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas të huaj që udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.
Nga aksidenti janë dëmtuar 4 shtetas të huaj që udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
LEXO EDHE: STATISTIKAT/ Më shumë aksidente nga shoferët me mbi 9 vite në timon




