11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFestat e Nëntorit/ Ju shijoni pushimet, për shëndetin tuaj mendon SIGAL UNIQA

Festat e Nëntorit/ Ju shijoni pushimet, për shëndetin tuaj mendon SIGAL UNIQA

28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, me një kërkesë që rritet çdo vit, pavarësisht pandemisë.

Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit.

Rritja e vaksinimit të popullatës i jep mundësi që të udhëtojnë në destinacione që lejohen udhëtimet për arsye turistike.

Jo rrallëherë raportohet që një pjesë e të rinjve janë vaksinuar pikërisht për këtë arsye: të udhëtojnë.

Ndonëse ka pasur oferta të brendshme, madje prenotimet në vende si Korça, Voskopoja, Dardha, Pogradeci etj., kanë qenë në kapacitet të plotë, megjithatë rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme.

Destinacionet me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Stambolli.
Greqia ka qenë më pak e kërkuar duke qenë se ka pasur rregulla më strikte në udhëtim, ndërsa Mali i Zi ka “liberalizuar” udhëtimet për arsye turistike.

Kur planifikoni të udhëtoni, mendoni nëse keni edhe sigurimin e duhur shëndetësor!

Përballja me një problem shëndetësor të papritur shkakton shqetësim dhe panik, sidomos kur jemi larg shtëpisë. Pa harruar këtu edhe shpenzimet mjekësore që shpesh, në shtete të caktuara, janë vërtetë të kushtueshme.

Përse na shërben sigurimi i Shëndetit në Udhëtim nga SIGAL UNIQA Group Austria?

Në disa raste të siguruarit kanë kaluar një situatë të paparashikuar me shëndetin e tyre jashtë vendit dhe u është dashur të paguajnë shuma marramendëse për t’u rikuperuar.

Në rast se përballeni me një rast emergjent mjekësor jashtë vendit, në rast sëmundje apo aksidenti, sigurimi i Shëndetit në Udhëtim ju rimburson faturat e shpenzimeve mjekësore.

Çfarë shpenzimesh më mbulon Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim nga SIGAL UNIQA?

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Anullim Udhëtimi
  • Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
  • Emergjenca dentare

Edhe sipas raportit më të fundit nga AMF, SIGAL UNIQA ishte kompania e sigurimit me shifrën më të lartë të dëmeve të paguara për Sigurimin Shëndeti në Udhëtim.

Por mos harroni edhe risinë e SIGAL UNIQA sa i përket shëndetit, aplikacionin “Teleshëndet”.

Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Ndërkohë që ju pushoni jashtë vendi, nuk do të shqetësoheni për shëndetin tuuaj, të të afërmve apo miqve që keni pranë në Shqipëri pasi “TeleShëndet” ofron mundësinë e komunikimit me mjekët specialistë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

Shkarkoni falas aplikacionin “TeleShëndet” në App Store dhe Play Store dhe 24 orët e para shërbimi është falas. Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini në www.teleshëndet.al

Gjithashtu, ju mund ta blini këtë shërbim edhe në çdo pikë shitje të SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sa kushton?

Paketa individuale kushton vetëm 2,500 lekë në vit, ndërsa ajo familjare, për katër persona, vetëm 10,000.

Mos mendoni për shëndetin kur jeni në udhëtim. Me “TeleShëndet” ju e merrni mjekun me vete, kudo dhe kurdo.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Për më shumë informacion:

Website: www.sigal.com.al

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat