15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga cili shtet importojmë më shumë makina? DPSHTRR: Rriten regjistrimet e mjeteve...

Nga cili shtet importojmë më shumë makina? DPSHTRR: Rriten regjistrimet e mjeteve të gjeneratës së fundit

Shqiptarët po blejnë gjithnjë e më shumë makina nga Korea.

 

Të dhënat më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) tregojnë se gjatë periudhës janar-shtator 2024, origjina e mjeteve të importuara kryesohet nga Republika e Koresë me 19,2%, Italia me 18%, Gjermania me 17,2%, Zvicra me 9%, SHBA me 6.8% dhe Kina me 5.6%.

 

Referuar statistikave të publikuara, rinovimi i flotës është gjithashtu një trend në rritje, me 12,282 mjete të gjeneratës së fundit që kanë 0-3 vite përdorim, me një rritje prej 153% regjistrime krahasuar me periudhën janar-shtator 2019, e ndërkohë 45% regjistrime më shumë se në vitin 2023. Kjo tregon se flota e mjeteve aktive po pasurohet me mjete të gjeneratës së fundit, që janë më pak ndotëse.

 

Gjatë kësaj periudhe janë çregjistruar 5,147 mjete, një rritje prej 13.9% krahasuar me një vit më parë.

 

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në shtator 2024 raportohen 939,780 mjete aktive, pra 38.9% më shumë krahasuar me 2020 dhe 8.3% më shumë krahasuar me 2023.

 

Periudha Janar-Shtator 2024 numëron 76,537 regjistrime ndër të cilat 83.7 % e totalit janë autovetura, me rritje 107% regjistrime krahasuar me janar-Shtator 2019 dhe 36% më shumë  krahasuar me  të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ndërkaq DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë  kontrolle periodike të mjetit që posedojnë dhe përpara se të importojnë një mjet të kryejnë “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.

 

LEXO EDHEMbrojtje edhe në mot të keq/ KASKO nga SIGAL UNIQA, garanci maksimale për makinën tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat