19.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet19 viktima nga moti i keq në Bosnje e Hercegovinë

19 viktima nga moti i keq në Bosnje e Hercegovinë

Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë të tjerë janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.

 

Deri më tani, trupat e viktimave janë gjetur në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës në Hercegovinë, ndërsa shërbimet e shpëtimit janë në kërkim të personave të zhdukur.

 

Tre njerëz kanë humbur jetën në Fojnicë nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Mbrojtja Civile e kësaj komune në Bosnjën qendrore.

 

“Kemi shumë njoftime për persona të zhdukur. Situata më kritike është në zonën e Donja Jabllanica, që gjendet në rrugën nga Mostari për në Sarajevë”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK), Darko Juka.

 

Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) shpalli “gjendje të fatkeqësisë natyrore” në këtë entitet pas reshjeve të shumta që shkaktuan rrëshqitje dhe lëvizje të tokës në Hercegovinë dhe Bosnjën qendrore.

 

Këshilli i ministrave të BeH-it mbajti një mbledhje urgjente, ndërsa kryetarja e qeverisë shtetërore, Borjana Krishto, njoftoi se do të ftojë Qendrën Operative për Mbrojtjen Civile, si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit, për të ofruar ndihmë urgjente për Bosnje e Hercegovinën.

 

 

LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat