-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi të mbroni portofolin tuaj nga inflacioni? Këshilla nga bankieri i njohur...

Si të mbroni portofolin tuaj nga inflacioni? Këshilla nga bankieri i njohur europian

Njerëzit në mbarë botën po kërkojnë mënyra për të mbrojtur veten nga ndikimi i inflacionit të lartë dhe të pasurit nuk bëjnë përjashtim nga ky fenomen.

Nuno Matos, CEO i pasurisë dhe bankingut personal i HSBC, tha se investitorët globalë “nuk ishin aq aktivë sa dikur”, me shumë prej tyre që aktualisht kërkojnë të shesin ato që i shohin si baste më të rrezikshme dhe “të blejnë më shumë mbrojtje për portofolet e tyre.”

Inflacioni po ushtron presion të jashtëzakonshëm mbi familjet në mbarë botën pasi ato përballen me kosto më të larta të jetesës, si dhe duke po ‘shtrydh’ marzhet e shumë bizneseve.

Ekonomitë po ngecin dhe frika nga recesioni po shtohet e aksionet po vuajnë si pasojë. Tregjet globale kanë rënë me më shumë se 20% deri më tani këtë vit.

Kjo ka bërë që bankat qendrore të rrisin normat e interesit “me një shkallë që nuk është parë gjatë pesë dekadave të fundit”, sipas Bankës Botërore.

Matos tregoi se si banka më e madhe e Europës po i këshillonte klientët e saj, të cilët përfshijnë investitorë me vlerë të lartë neto dhe investitorë retail-i, që të luanin nëmbrojtje.

Si fillim, diversifikimi për një kohë të gjatë një nga rregullat e arta të investimit nuk është thjesht i këndshëm për t’u pasur, por ‘i detyrueshëm‘”.

Ai gjithashtu sugjeroi investitorët të eksplorojnë stoqet “vlerë” kundrejt stoqeve “rritje”, në thelb duke i dhënë përparësi kompanive të mëdha me pjesë të qëndrueshme të tregut dhe pagesa të shëndetshme për aksionarët mbi bizneset e tjera me rritje të shpejtë.

Edhe pse shumë njerëz shesin aktive, ju duhet të vazhdoni të investoni“, tha Matos, duke vënë në dukje efektet negative të mbajtjes së parave të gatshme gjatë një periudhe me inflacion të lartë.

Bankieri tha gjithashtu se ekipi i tij ishte pozitiv ndaj fuqisë së dollarit amerikan, pjesërisht sepse mendonte se ekonomia amerikane kishte “përballuar stuhinë më mirë se, për shembull, ekonomia europiane”.

Dollari amerikan është ngjitur afër nivelit më të lartë në 20 vjet, ndërkohë që shumë monedha të tjera kanë rënë.

Matos thotë gjithashtu se investitorët mund ta përdorin këtë kohë për të hyrë në tendencat që po bëhen më të rëndësishme dhe që janë këtu për të qëndruar, të tilla si kërkesa për pavarësi energjetike dhe zgjidhje të zinxhirit të furnizimit.

Ai parashikon që modeli aktual i mbajtjes midis investitorëve të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm, kur tregjet të kenë një kuptim më të mirë se si do të stabilizohen normat e interesit dhe do të kenë “disa hapësira ​​frymëmarrjeje”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat