19.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet75% e sëmundshmërisë, shkak stili i jetesës dhe faktorët e riskut

75% e sëmundshmërisë, shkak stili i jetesës dhe faktorët e riskut

Po rritet duhanpirja, përdorimi i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik

75 % e sëmundshmërisë në popullatën shqiptare i atribuohet stilit të jetesës dhe faktorëve të riskut të lidhur me të. Përveç faktorit gjenetik, sipas ekspertëve të ISHP, faktorët e rrezikut si duhanpirja, alkooli, dhe mungesa e aktivitetit fizik po ndikojnë në sëmundshmëri.

Faktorët e lidhur me riskun dhe stilin e jetesës llogaritet 75% e barrës totale te sëmundjeve në Shqipëri. Stili i jetës përveç gjenetikës është edhe ajo që bëjmë ne në përditshmrinë tonë. Ne kemi shtim të prevalencës së duhanit tek femrat krahasuar me meshkuj dhe kemi rritje te obezitetit tek meshkujt”, tha për Klan Blerta Brat, zv/drejtore e ISHP-së.

Fillimi i duhanpirjes në moshë të hershme si dhe alkooli, për ekspertët është kambanë alarmi për rritjen e sëmundshmërisë edhe tek moshat 40-vjeçare.

 

80 % e vdekjeve në Shqipëri kanë si shkak kryesor sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret. Prej vitesh tashmë Shqipëria është futur në zonën e kuqe për rritjen e rasteve për këtë grupsëmundjesh.

LEXO EDHEMbi 6,500 raste të reja me kancer çdo vit / Ponari: “Jetë Plus” dhe “Sigurimi anti-Tumor”, një mbrojtje e garantuar për qytetarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat