Shoqata e Sigurimeve të Turqisë (TSB) zhvilloi takimin e rradhës gjatë së cilës pjesëmarrësit vendosën disa objektiva 10-vjeçare për sektorin e sigurimeve.
Sipas raportimeve të mediave lokale, objektivat përfshijnë:
– Ngritja e industrisë turke të sigurimeve në rangun e 10 më të mirëve në botë
– Rritja e peshës së sektorit të sigurimeve në sektorin e shërbimeve financiare nga 5% në 10%
– Rritja e primit për frymë në 350-400 dollarë (2023: 224 dollarë)
– Rritja e penetrimit në 5% në pesë vitet e para dhe më pas në 7% (2023:1.7%)
– Rritja e raportit të fondeve të pensionit ndaj GNP-së në 20%
– 100% pronësi të policës në linjat e sigurimit të detyrueshëm
– Krijimi i një kulturë sigurimesh duke rritur ndërgjegjësimin e konsumatorëve për sigurimet
– Sigurimi i një tregu të lirë
– Krijimi i një platformë turke të sigurimeve
– Futja e sigurimit në kurrikulat shkollore në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Kombëtar/Këshillin e Arsimit të Lartë
– Bërja e produkteve të dtyrueshme pa afat (të pacaktuar, abonime)
– Sigurimi i detyrueshëm motorrik bazuar në profilin e rrezikut dhe të dhënat e shoferëve
– Zbatimi i një ligji sigurimesh të fokusuar tek klientët
– Dixhitalizimi i plotë i sigurimeve
LEXO EDHE: Turqi, ja kur pritet të hyjë në fuqi skema e detyrueshme e pensioneve suplementare