14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditimi në rritje/ Pse është i rëndësishëm sigurimi kur marrim kredi për...

Kreditimi në rritje/ Pse është i rëndësishëm sigurimi kur marrim kredi për blerje banese?

Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë banesa me kredi.

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti rezulton se kërkesa për blerje apartamentesh ka qenë më e lartë se një vit më parë.

Në raportin e Bankës së Shqipërisë për Stabilitetin financiar theksohet se, sektori bankar ka vijuar të mbështesë me financim blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale nga individët.

Në periudhën janar-qershor rezulton se kredia  për këtë segment shënoi vlerën 180 miliardë lekë, duke u rritur me 13% krahasuar me një vit më parë.

Aprovimi i huave ka qenë më i lartë edhe pse bankat  edhe pse ka pasur një shtërngim të kritereve si në normën e interesit po ashtu edhe në kërkesën për kolateral.

Cilësia e kredisë së marrë për këtë qëllim mbetet e mirë, dhe raporti i kredive me probleme u ul në 1.7%, nga 2.2% një vit më parë.

PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM SIGURIMI KUR MARRIM NJË KREDI PËR SHTËPI?

Gjatë marrjes së një kredie ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne, siç është edhe Sigurimi i Shtëpisë që po blejmë.

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë diferencën mes “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vleren reale të tij”.

Pse?

Banka e siguron banesën e kredituar për shumën që ajo ka dhënë kredi. Me pak fjalë, Banka siguron kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia që është lënë kolateral dëmtohet, atëherë kompania e sigurimit ka detyrim ti paguaj bankës vetëm kredinë tuaj.

Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por nëse shtëpia juaj nuk ka qenë e mbuluar në vlerën e saj të plotë, ju mund të mbeteni edhe pa banesë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Të sigurojmë shtëpinë me mbulim vlerën e plotë të saj.

Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100,000 euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja. Kjo e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.

Siguroni investimin tuaj më të rëndësishëm me vlerën e tij real që të garantoni qetësinë financiare dhe të shmangni surprizat e pakëndshme për ju dhe familjen tuaj!

LEXO EDHEMe 47% të tregut/ Sigurimi i Pasurisë vazhdon ti besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat