17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa lekë do marrin pensionistët? Në qytet 748 lekë më shumë, në...

Sa lekë do marrin pensionistët? Në qytet 748 lekë më shumë, në fshat 453 lekë

Nga muaji i ardhshëm, pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 748 lekë më tepër, ndërsa ata në fshat vetëm 453 lekë më shumë.

 

Nga 18,234 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18,982 lekë.

 

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka vendosur që pensionet të indeksohen në masën 4,1%. Nga rritja do të përfitojnë rreth 770 pensionistë.

 

Ndërkohë, pagesa mujore mesatare që merr një i moshuar në fshat, pas indeksimit me 4,1% do të bëhet 11 504 lekë nga 11 051 lekë që aktualisht është.

 

Rreth 400 lekë më tepër do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit në zonat urbane, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 550 lekë më tepër.

 

Me gjithë rritjet, ajo që pensionistët në vend marrin nuk mjafton për të përballuar jetesën.

 

Nisur nga një përllogaritje me bazë përgjigjet e tyre, një çifti pensionistësh i duhen së paku 44,000 lekë për të përballuar nevojat e një muaji. Nga ana tjetër, po ky çift merr mesatarisht 32,000 nëse jeton në qytet. Pra, për të pleqëruar me dinjitet, një çifti të moshuarish i mungojnë së paku 13,969 lekë.

 

LEXO EDHE: A mund të pleqërohet me dinjitet me pensionet që kemi?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat