Meteorologia Tanja Porja, e ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN, u shpreh se gjatë ditës së të martës do të mbizotërojë moti i kthjellët, por në mbrëmje rikthehet shiu.
Temperaturat pritet të pësojnë një rritje të lehtë duke shkuar maksimumi deri në 28 gradë celsius.
“Ditën e sotme presim reshje, krejt të pakta gjatë ditës, por reshje të mirëfillta i presim sonte në mbrëmje. Termometri nuk ka shënuar ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit të sotëm. Në të gjithë territorin presim një rritje të temperaturave, të cilat do të shkojnë maksimumi 28 gradë celsius. Reshjet kthehen bindshëm gjatë natës dhe në orët e para të ditës së nesërme. Era do të fryjë mesatare nga juglindja dhe lindja”, tha Tanja Porja.