24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet në Europë, rritet numri i viktimave, paralajmërimi: 'Më e keqja s’ka...

Përmbytjet në Europë, rritet numri i viktimave, paralajmërimi: ‘Më e keqja s’ka ardhur ende’/ Si pritet të lëvizë stuhia

Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Europën Qendrore dhe Lindore është rritur në të paktën 16, me disa të tjerë të zhdukur, pasi autoritetet raportuan vdekje në Republikën Çeke, Poloni dhe Austri dhe paralajmëruan se më e keqja nuk ka ardhur ende.

 

Shefi i policisë çeke, Martin Vondrášek, i tha radios lokale se një grua ishte mbytur në një përrua që vërshoi pranë Bruntalit, një qytet me rreth 15,000 banorë në veri-lindje të vendit, ndërsa shtatë persona të tjerë ishin ende të pagjetur.

 

Qindra mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në një zonë të Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë pasi stuhia Boris shkaktoi përmbytjet më të këqija të regjistruara në rajon për më shumë se dy dekada.

 

Uji i përmbytjeve shpërtheu diga, përmbyti rrugë, ndërpreu energjinë elektrike dhe në disa vende zhyti lagje të tëra.

 

Si pritet të lëvizë në vazhdim stuhia “Boris”?

 

Më shumë shi priten gjatë të hënës dhe të martës në Austri, Republikën Çeke dhe Gjermaninë juglindore, ku mund të bien edhe 100 mm.

Ndërsa mund të duhen ende ditë që ujërat e përmbytjeve të ulen, moti në Evropën Qendrore pritet të përmirësohet gjatë mesjavës.

 

Më pas stuhia “Boris” do të lëvizë tani më në jug, në Itali, ku do të riintensifikohet dhe do të sjellë shira të dendur. Rajoni i Emilia-Romagna pritet të goditet më së shumti, me parashikimet që flasin për 100-150 mm shi.

 

Ndryshimet klimatike

 

Reshjet rekord të shiut në Evropën Qendrore janë shkaktuar nga një sërë faktorësh, duke përfshirë ndryshimet klimatike.

 

Elementë të ndryshëm të motit u bashkuan për të krijuar një “stuhi të përsosur” në të cilën ajri shumë i ftohtë nga Arktiku “u takua” me ajrin e ngrohtë nga Mesdheu. Një model i presionit atmosferik që nënkuptonte gjithashtu se stuhia Boris ishte ngecur në një vend për një kohë të gjatë.

 

Shkencëtarët thonë se një atmosferë më e ngrohtë mban më shumë lagështi, duke çuar në reshje më intensive. Oqeanet më të ngrohta gjithashtu çojnë në më shumë avullim, duke ushqyer stuhitë.

 

Për çdo rritje prej 1°C mbi temperaturën mesatare globale, atmosfera është në gjendje të mbajë rreth 7% më shumë lagështi.

 

LEXO EDHE: Shtëpia, biznesi, makina…/ Si të mbrohemi financiarisht nga fatkeqësitë natyrore

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat