Skema e Detyrueshme e Sigurimit nga Fatkeqësive (ZAS) do të nisë zyrtarisht në Turqi në fillim të vitit 2025.
Nga thjesht Sigurimi ndaj Tërmeteve, Pool-i i Sigurimit nga Katastrofat (TCIP) do të zgjerohet duke mbuluar të gjitha rreziqet nga fatkeqësitë natyrore duke përfshirë kështu përmbytjet, rrëshqitjet e dheut, stuhitë, breshërin, orteqet dhe zjarret në pyje.
Për këtë arsye, po bëhen edhe ndryshimet ligjore për të përshtatur këtë risi, raporton “Sigorta Medya”.
Prioritetet
Për shkak të natyrës së fatkeqësive natyrore që do t’i shtohen pool-it, edhe vendbanimet në zonat rurale do të mund të përfitojnë nga sigurimi i fatkeqësive. Ndërsa përparësi do t’u jepet rajoneve me risk të lartë.
Infrastruktura teknologjike do të zhvillohet për të ofruar analiza të të dhënave me qëllim paralajmërimin e hershëm dhe monitorimin e fatkeqësive. Do të forcohen kapacitetet teknike dhe njerëzore për ndërhyrje në fatkeqësi si dhe emergjencat.
Masat parandaluese kundër zjarreve në pyje do të shtohen. Do të përdoren aplikacionet e inteligjencës artificiale ndërsa flota e mjeteve zjarrfikëse tokësore dhe ajrore do të vazhdojë të rritet.
LEXO EDHE: Shtëpia, biznesi, makina…/ Si të mbrohemi financiarisht nga fatkeqësitë natyrore