Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në “Rrugën e Arbrit”, ku sipas News 24, një makinë ka përfunduar në lumë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit, ndërsa si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë dy të rinj, 22 vjeçar nga Bulqiza, J.Gj dhe Sh.D, të cilët ndodheshin në automjetin i cili lëvizte në drejtim të Tiranës.