0.5 C
Tirana
Sunday, December 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit”/ Sot, 8 vite...

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit”/ Sot, 8 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës

5 Shtatori përkon me datën kur Para Françesku vendosi që të shenjtërojë murgeshën katolike me origjinë shqiptare, Nënë Terezën.

Sot në këtë festë zyrtare mbushen plot 8 vite nga shenjtërimi i saj.

Kjo datë përkon edhe me ditën ku shenjtorja shqiptare u nda nga jeta 27 vite më parë, pikërisht më 5 Shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ka lindur më 26 Gusht të vitit 1910 në qytetin e Shkupit.

Për punën dhe kontributin e saj veçanërisht me fëmijët në Kalkuta Nënë Tereza u vlerësua me çmimin Nobel.

Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë botën për më shumë ndihmë dhe kujdes ndaj të varfërve dhe të sëmurëve.

Për këtë ditë të veçantë reagimet nga figurat kryesore të shtetit nuk kanë munguar duke kujtuar dhe admiruar punën dhe kontributin e madh të Nënë Terezës për njerëzimin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat