Në një kohë kur çmimet njohin getëm rritje, shtresa e pensionistëve është ajo që e vuan më shumë.
Vite të tëra pune që përkthehen me një pension mujor që mjafton vetëm për bukë thatë.
Bazuar te ecuria e inflacionit te pijet dhe ushqimet si dhe fondit në dispozicion, nga muaji i ardhshëm pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 1 mijë e 100 lekë më shumë, ndërsa ata në fshat më pak se 700 lekë. Por pensionistët duken sërish të pakënaqur.
“Do ngrihen do ngrihen… 2 mijë lekë ma kanë rritur mua herën e fundit. Unë nuk kam besim fare te ato që thonë ata.”
“Mua as me 6 mijë lekë nuk më rritet. Çmimet në qiell e pensionet rriten kaq pak. Jemi në vështirësi të mëdha ne”, shprehen disa pensionistë për A2CNN.
“Duhet një formulë më e drejtë”, tha Selim Blliku, ekspert për ekonominë.
Me gjithë inflacionin e zbutur, ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se pensionistët në vend kanë nevojë për një paketë ndihme, veç indeksimit dhe bonusit të fund-vitit.
“Pavarësisht e inflacioni duket për momentin i stabilizuar, nuk do të ishte çudi ri-zgjimi i tij në muajt në vijim. Megjithatë, edhe me këto norma inflacioni përfituesit e pensionit, pavarësisht kategorisë janë duke vuajtur”, nënvizoi Blliku.
Shqipëria numëron mbi 705 mijë pensionistë, ndërsa numri i të moshuarve po rritet me ritme të shpejta.
Ke menduar për pensionin privat? Asnjëherë mos mendoni se është ende shpejt.
Pensioni privat është zgjidhja më e mirë. Ai e ka vlerën sa më shumë vite të kontribuosh, aq më shumë të bëhet shuma.
Një nga gjërat që duhet të bëjmë të gjithë është që duhet të fillojmë herët. Një shumë sado e vogël. Që kur nisim marrëdhënien e punës duhet të nisim një fond pensioni privat.
Sepse me skemën shtetërore nuk do të arrijmë kurrë që të sigurojmë të njëjtin nivel jetese në pension.
Përfitimet e një fondi pensioni privat
1. Siguria Financiare në të Ardhmen
Skema shtetërore e pensioneve, pavarësisht se është një ndihmë e vlefshme, shpeshherë nuk mund të mbulojë të gjitha nevojat tona financiare në moshën e pensionit. Një pension privat ju siguron një burim të shtuar të ardhurash, duke ju lejuar të ruani një nivel jetese të kënaqshëm dhe të mos përballeni me vështirësi financiare.
2. Fleksibilitet dhe Kontroll
Me një pension privat, ju keni kontroll të plotë mbi kontributet tuaja dhe mund të zgjidhni mënyrën e derdhjes që i përshtatet më mirë nevojave dhe qëllimeve tuaja financiare. Mund të filloni me shuma të vogla dhe të rrisni kontributet tuaja me kalimin e kohës, sipas mundësive tuaja financiare. Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi. Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e Fondit, gjatë kohës së investimit, nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin dhe as për shoqërinë administruese. Çdo kontribut i derdhur për pension privat është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat per punëmarrësin sipas ligjit te ri. Kufiri maksimal mujor, për qëllime të lehtësive tatimore, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi, që aktualisht është 40,000 lekë në muaj ose 480,000 lekë në vit.
3. Fitimi nga Investimet
Kontributet tuaja në një fond pensioni privat investohen në mënyrë të zgjuar dhe 99% të sigurt, duke qenë se këto të fundit investohen në obligacione shtetërore për të gjeneruar të ardhura shtesë gjatë viteve. Sa më herët të filloni, aq më shumë kohë kanë investimet tuaja për të rritur vlerën, duke ju ofruar një pension më të madh në të ardhmen.
4. Pavarësi Financiare
Një pension privat ju ndihmon të siguroni pavarësinë tuaj financiare, duke mos u varur plotësisht nga pensioni shtetëror apo ndihma e familjes. Kjo ju jep paqe mendore dhe mundësinë për të shijuar vitet e arta pa shqetësime financiare.
Të menduarit për pensionin nuk është një çështje që duhet të shtyhet për më vonë. Çdo shumë, sado e vogël, e investuar herët në një fond pensioni privat, mund të bëjë një ndryshim të madh në të ardhmen. Mos e shtyni këtë vendim të rëndësishëm. Filloni të mendoni për pensionin tuaj privat që sot dhe sigurohuni që të keni një të ardhme financiare të qëndrueshme dhe të sigurt.
Hapni llogarinë tuaj dhe anëtarësohuni sot në SIGAL UNIQA INVEST, lider në tregun e pensionit privat në vlerë asetesh.
SIGAL UNIQA INVEST. Investo. Kurse. Fito!
Tel: +35544511666
E-mail: [email protected]
Web: www.fondisigal.com
LEXO EDHE: “Monitor”: Fondet e pensionit, ligji i ri rrit stimujt për të investuar