16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFundjavë e nxehtë, sa pritet të shënojë termometri

Fundjavë e nxehtë, sa pritet të shënojë termometri

Kjo fundjavë e fundit e muajit gusht, do të mbyllet me temperatura të larta.

Sipas meteorologut Hakil Osmani, këtë fundjavë do të mbizotërojë moti me diell, por do të ketë dhe kthjellime.

Në fundjavë kemi rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang territori duke bërë që qytetet si Elbasani, Gjirokastra, Berati apo Shkodra të jenë në vlerën 35 gradë celcius, në lokalitetet e këtyre qarqeve presim maksimume 36 gradë celcius. Jo vetëm orët e mesditës dhe orët e mëngjesit të kenë rritje të tyre, duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të ngjiten rreth vlerës 15 gradë Celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike, ditën e shtunë dhe ditën e dielë. Në orët e para të mëngjesit dhe mesditës mbeten në mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimit të lehtë të vranësirave. Më të fokusuara do të jenë në pjesën lindore të territorit shqiptar”.

Sa i përket vendeve të rajonit, ai tha:

“Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, këtë të premte do të kenë rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në Kosovë të jenë në vlera si 29 gradë celcius, duke bërë që qytete si Gjakova dhe Prizreni. Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë më shumë se vlera 31 gradë Celcius.

Fundjava sjell rritje të temperaturave të ajrit me nga dy gradë Celcius në orët e mesditës dhe paraditja do të jetë në mbizotërimin e kthjellimit si ditën e shtunë dhe të dielë”.

Sipas parashikimeve të meteorologëve 10 ditëshi i parë i muajit shtator do jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

LEXO EDHE: “SIGAL UNIQA AutoSOS”, të udhëtosh i qetë brenda dhe jashtë Shqipërisë… Si Arditi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat