24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplasen 3 makina në Tepelenë, 2 me turistë/ 4 të plagosur, mes...

Përplasen 3 makina në Tepelenë, 2 me turistë/ 4 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës për në fshatin Kodër, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e lagështisë në rrugë.

Dy automjete kanë qenë me turistë të huaj.

Pjestarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Nga policia rrugore bëhet e ditur se, automjeti tip Ford me targa polake ka goditur automjetin tip Volkswagen e marrë me qira nga familja franceze në Tiranë.

Më pas, në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Benz i drejtuar nga një banor i zonës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pjesëtarët e familjes franceze, 3 fëmijë dhe nëna e tyre, të cilët u dërguan me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, si dhe pjesëtarët e familjes polake me gërvishtje të lehta.

LEXO EDHEAksidentet rrugore, si një bilanc lufte/ 84 viktima dhe mbi 1100 të plagosur në janar-korrik

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat