24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident me 3 të plagosur në Korçë

Aksident me 3 të plagosur në Korçë

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosura tre persona, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor një mjet tip Benz i shërbimit taksi ka qenë duke lëvizur nga Korça në drejtim të Maliqit kur një mjet tjetër i cili ishte i parkuar në anë të rrugës ka kryer manovër të gabuar duke kaluar në aksin tjetër të rrugës nacionale, manovër kjo që ka sjellë edhe përplasjen e të dy mjeteve.

“Rreth orës 13:35, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Çiflig, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin R. A. është përplasur me automjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin G. K.

Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjere të automjetit tip “Hyundai”, të cilat janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ditën e sotme, INSTAT publikoi raportin mbi numrin e aksidenteve rrugore për 7 mujorin 2024.

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar-korrik në Shqipëri kanë ndodhur 913 aksidente rrugore ku për pasojë 84 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1100 të tjerë janë plagosur.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore, si një bilanc lufte/ 84 viktima dhe mbi 1100 të plagosur në janar-korrik

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat