Një banesë në lagjen ‘Fermë Çlirimi’ në Fier u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të marte.
Dy mjete zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku arritën të lokalizojnë dhe të kontrollojnë zjarrin.
Ndërsa, nuk raportohet për dëme në njerëz, por flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke përfshirë edhe orenditë shtëpiake.
SIGURIMI NGA ZJARRI DHE RREZIQET SHTESË
Zjarret janë një kërcënim potencial për pronën tonë.
Një tension i lartë, një defekt në kuzhinë, shpërthimi i bombolës së gazit, zjarrvënie e qëllimshme apo natyrore, janë disa prej arsyeve që e bëjnë të domosdoshme pasjen e Policës së Sigurimit nga Zjarri.
ÇFARË PËRFSHIN
- Dëmshpërblim për pasurinë e paluajtshme
- Dëmshpërblim për pasurinë e luajtshme
- Shpenzimet për të mënjanuar/minimizuar dëmin
- Shpenzimet e pastrimit
DËMET E MBULUARA
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
NDËRGJEGJËSIMI NË RRITJE POR ENDE NË NIVELE TË ULTA
Shqiptarët po ndërgjegjësohen gjithmonë e më shumë për të siguruar pronën nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, edhe për faktin se fenomentet e ndryshme natyrore po bëhët gjithmonë e më shumë të pranishëm.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për 7-mujorin e këtij viti, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive dhe Garancive u siguruan mbi 2.6 miliardë lekë të ardhura në total, ndërsa vendin e parë e zuri Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 1.6 miliardë lekë apo 72.6% të totalit.
Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, vihet re një rritje e portofolit të sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës me 3.27% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave u rrit me 3.55%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Raporti i AMF: Pasuria vazhdon ti besohet SIGAL UNIQA-s