8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëme të konsiderueshme nga zjarri në Zadrimë/ Banesa, stalla dhe dhjetëra hektarë...

Dëme të konsiderueshme nga zjarri në Zadrimë/ Banesa, stalla dhe dhjetëra hektarë tokë të djegura

Zjarri që ra ditën e hënë në Zadrimë të Lezhës ka shkaktuar dëme të shumta.

Mësohet se janë djegur rreth 1 mijë hektarë tokë në Dajc, Kodhel, Baqel, Krajen dhe si pasojë flakët kanë përfshirë dhe qindra hektarë me ullishte, pemtari e vreshtari.

 

Sakaq, nga flakët janë përshkuar edhe një banesë e katër stalla, disa prej te cilave se bashku me bagetite qe ndodheshin brenda.

 

Banorët thonë se, ishin me fat qe shpëtuan njerëzit sepse zjarri ra ditën, por sigurisht janë përballur me dëme te konsiderueshme

 

Një banore e zonës, shtëpia e të cilës është djegur nga zjarri shprehet se flakët erdhën shumë shpejt dhe shkrumbuan gjithçka për pak minuta.

 

“Ka qenë shtëpia e pleqeve, unë vet jam invalide. Kemi pas guzhinën këtu, pajisje të shtëpisë dhe kemi ndenjur këtu afër djalit. Asnjë gjë nuk ka mbetur dhe na ardhur flaka për 10 minuta dhe ka shkrumbuar çdo gjë, ka shkrumbuar pemtore dhe hardhia vetëm kemi shpëtuar si njerëz. Fëmijët po bërtisnin. Ka ardhur me sekonda dhe i shkrumboi të gjitha. Çfarë të keni mundësi që të na ndihmoni, na ndihmoni. Shtetit, kryeministrit i lutem të na ndihmojë”.

 

 

Rëndësia e Sigurimeve

 

 

Askush nuk mund të parandalojë as zjarret, as përmbytjet, as tërmetin dhe asnjë ngjarje tjetër të paparashikuar. Por është diçka që mund të bëjmë: të shmangim kostot financiare që lenë pas ngjarje të tilla.

 

Dhe kjo arrihet falë sigurimeve!

 

Edhe ne, në Shqipëri, si në çdo vend tjetër të botës, duhet të kthehemi tek përgjegjësia individuale.

Çdokush duhet të ndjejë përgjegjësi për atë që ka dhe të heqë dorë nga “lutjet” drejtuar shtetit sa herë që përballemi me një ngjarje të papritur.

 

Secili duhet të sigurojë pasuritë që posedon dhe në rast dëmi ti drejtohet tregut të sigurimeve si shpëtimtari i vetëm financiar. Siç ndodh në të gjithë botën.

 

Për më tepër që kostoja e sigurimit në Shqipëri është shumë e ulët. Sigurimi i një Banese nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

 

 

Për të marrë një ofertë, shkruani tani në:

 

e-mail:[email protected]

 

Whatsapp: 068 60 62 829

 

LEXO EDHEMë të mirët në treg/ Raporti i AMF: Pasuria vazhdon ti besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat