8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i “UNIQA” për 6-mujorin e parë 2024/ Brandstetter: Rritje domethënëse në...

Raporti i “UNIQA” për 6-mujorin e parë 2024/ Brandstetter: Rritje domethënëse në Austri dhe në Evropë

  • Primet e shkruara rriten me 8.8% duke arritur në 4.1 miliardë euro
  • Fitimet para taksave rriten me 19% duke arritur në 277.5 milionë euro
  • Raporti i kombinuar bruto, 87.3%
  • Rritje dinamike dhe kontribut me fitime të larta nga filialet në Evropën Qëndrore dhe Lindore

Rritja e kënaqshme prej 4,5% në Austri dhe 12,3% në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Një ngarkesë e moderuar e dëmeve dhe një performancë shumë e mirë e investimeve tona siguruan një rritje të konsiderueshme të fitimeve para taksave prej gati 20%. Raporti i kombinuar bruto, një tregues i rëndësishëm i përfitueshmërisë së një shoqërie sigurimesh, ka arritur në 87.3%”.

 

Kështu shprehet Andreas Brandstetter, CEO i “UNIQA Insurance Group”, teksa bën një përmbledhje të rezultateve të gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

 

Ne po punojmë intensivisht për efektet e krizës klimatike dhe në veçanti për atë se çfarë kontributi mund të japim. Kjo është arsyeja pse ne lançuam kompaninë e re “UNIQA Sustainable Business Solutions” në gjysmën e parë të vitit, e cila ndihmon klientët tanë të korporatave të mbrohen nga rreziqet jashtë sigurimit tradicional”, vijon Brandstetter.

 

Shifrat kryesore Janar-Qershor 2024

“UNIQA Insurance Group” raporton në përputhje me standardet e reja të kontabilitetit SNRF 9 dhe SNRF 17, të cilat janë zbatuar që prej 1 janarit 2023.

Primet e shkruara nga UNIQA, duke përfshirë pjesën e kursimeve të sigurimit të jetës të lidhur me fonde dhe indeks, u rritën me 8.8% dhe duke arritur në 4,071.3 milionë euro (3,741.9 milionë euro në gjashtëmujorin e parë 2023).

Sigurimi i Pronës dhe viktimave (+10.7%) dhe Sigurimi i Shëndetit (+10.2%) kontribuan në këtë rritje.

Në Austri, primet u rritën me 6.6% ndërsa në kompanitë në Evropë me 14%.

Rezultati i investimit u rrit në 437.7 milionë euro në gjysmën e parë të 2024 (1 – 6/2023: – 310.8 milionë euro).

Fitimet para taksave të Grupit UNIQA u përmirësuan ndjeshëm me 19% duke arritur në 277.5 milionë euro (233.2 milionë euro në janar-qershor 2023).

Rezultati i konsoliduar (pjesa e rezultatit të periudhës që i atribuohet aksionerëve të UNIQA Insurance Group AG) u rrit me 24.6% duke arritur në 220.9 milionë euro (177.3 milionë euro në janar-qershor 2023).

Raporti i kapitalit rregullator sipas Solvency arriti në 266%, me një rritje prej 11 pikë përqindjeje krahasuar me fundin e 2023.

Rezultatet në fushat e biznesit

  • Sigurimi i Pasurisë

Primet e shkruara në sigurimin e pasurisë u rritën me 10.7 për qind ose 2,482.2 milionë euro në gjashtë muajt e parë të 2024 (2,242.5 milionë euro në gjashtë muajt e parë të 2023).

  • Sigurimi i shëndetit dhe jetës

Në sigurimet shëndetësore, primet e shkruara u rritën me 10.2% duke arritur në 764.7 milionë euro në gjysmën e parë të 2024 (693.8 milionë euro në 6-mujorin e parë 2023).

Në sigurimet e jetës, primet e shkruara, duke përfshirë pjesën e kursimeve të sigurimit të jetës të lidhur me fonde dhe me indeks, u rritën lehtësisht me 2.3% në 824.4 milionë euro (805.5 milionë euro në gjysmën e parë 2023).

Biznesi i ri në sigurimet shëndetësore dhe të jetës ka arritur në një nivel të kënaqshëm në gjysmën e parë të 2024. Bazuar në marzhin e shërbimit kontraktual, marzhi i ri i biznesit ishte 9.9% me një vlerë të re biznesi prej 119.4 milionë euro.

Marzhi i shërbimit kontraktual u rrit në 5,549.0 milionë euro më 30 qershor 2024 (31 dhjetor 2023: 5,266.3 milionë euro).

Për vitin financiar 2024, i fundit i programit strategjik “UNIQA 3.0 – Mbjellja e së ardhmes”, UNIQA po përqëndrohet në përmirësimin e mëtejshëm të biznesit  në dy tregjet e saj, Austri dhe Evropën Qëndrore dhe Lindore.

Bazuar në një raport të aftësisë paguese prej të paktën 170%, ne përpiqemi t’i lejojmë aksionerëve tanë të marrin pjesë në suksesin e kompanisë në mënyrë progresive, pra me pagesat e dividentëve në rritje çdo vit. Raporti i pagesës do të mbetet i pandryshuar deri në 60%”, thotë “UNIQA Insurance Group”.

LEXO EDHE: 120 milionë paralajmërime meteorologjike që kanë shpëtuar pasurë dhe jetë/ “UNIQA” dhe “UBIMET” festojnë 20-vjetorin e bashkëpunimit

“UNIQA Insurance Group” është një prej kompanive lider të sigurimeve në Austri dhe Evropë dhe daton prej vitit të largët 1811 kur u themelua “Salzburger Landes-Versicherung”.

Sot, “UNIQA Insurance Group” mban emrin e saj në rangun e lartë të industrisë së sigurimeve, me një shtrirje në 17 shtete ku operon përmes 40 kompanive.

Sipas sondazheve të pavarura, “UNIQA Insurance Group” është prej shumë vitesh marka më e njohur dhe më e besueshme e sigurimeve në Austri.

Ajo numëron mbi 22,500 punonjës, mbi 17 milionë klientë në 17 shtete të ndryshme dhe rreth 7.2 miliardë prime vjetore.

Prej marsit 2007, “UNIQA” është pjesë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes Grupit “SIGAL UNIQA”, bashkëpunim i cili vijon suksesshëm edhe sot.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat