8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVapa nuk ikën me gushtin/ Si pritet të jetë moti gjatë kësaj...

Vapa nuk ikën me gushtin/ Si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave

Edhe këtë javë, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e valës “Sharon”.

Meteorologia Lajda Porja thotë se java nis me temperatura deri në 40 gradë në disa qarqe të vendit, por pritet që të ketë një freskim të lehtë në ditët në vijim.

Ndërsa premtja sjell sërish aktivizim të të nxehtit, me temperatura deri në 40 gradë.

“Edhe gjatë kësaj jave, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e valës Sharon, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Mesdheut, duke sjellë temperatura mjaft të larta. Sot Shqipëria do të regjistrojë në disa qarqe 40 gradë, ku më të larta do të jenë në qarkun e Shkodrës, Elbasanit, Berat dhe disa zona të izoluara të Gjirokastrës. Sa i përket vijës bregdetare, që nga zona e Velipojës, që do të jetë edhe zona më e nxehtë, Durrësi deri poshtë në brigjet e Jonit, termometri do të regjistrojë 36 gradë. Ndërkohë presim temperatura afërsisht 38 gradë në kryeqytet. Zona më e nxehtë malore do të jetë verilindja, Kukësi dhe Hasi 36 gradë ndërkohë juglindja, në qarkun e Korçës, termometri do të ngjitet në 34 gradë.

E marta dhe e mërkura sjell tërheqje të lehtë të valës, një freskim të lehtë me të paktën 1 ose dy gradë në disa zona. Megjithatë, mbetet termometri në 38 apo 39 gradë.

E premtja të risjellë riaktivizim të valës deri në 40 gradë. Sa i përket motit, do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të shpeshta. E marta, e mërkura dhe pjesërisht e e enjte të sjellë rrebeshe të izoluara vetëm në zonat malore dhe kryesisht ato lindore”.

LEXO EDHE: OBSH: 175 mijë vdekje çdo vit nga i nxehti në Europë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat