14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Ethet e Nilit Perëndimor", simptomat dhe parandalimi

“Ethet e Nilit Perëndimor”, simptomat dhe parandalimi

Raste me virusin “Ethet e Nilit Perëndimor” janë rikthyer në Shqipëri. Madje autoritetet shëndetësore njoftuan dje edhe për tre viktima.

 

Sipas ISHP, 3 janë zonat më të prekura deri tani, Fieri, Lushnja dhe Kurbini.

 

Bëhet fjalë për një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor, i përhapur zakonisht nga mushkonjat. Ajo varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja nga 3 deri në 6 ditë.

 

Emri i virusit rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua.

 

Rreth 80% e rasteve të transmetuara tek njerëzit nuk manifestojnë simptoma. Kur manifestohen simptomat, ato janë shumë të ngjashme me gripin.

 

Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, në rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.

 

Simptomat:

 

– temperaturë të lartë,

– dhembje të forta të kokës, syve, shpinës,

– dobësi dhe paralizë të lehtë,

– simptoma gastrointestinale,

– çorientim,

– të dridhura,

– konvulsione,

– puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë,

– humbje progresive të koordinimit të muskujve

 

Si mund të trajtohet?

 

Aktualisht nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime specifike, zakonisht përdoren medikamente që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjes.

 

Në qoftë se keni ndonjë prej këtyre simptomave rekomandohet që të konsultoheni me mjekun e familjes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat