14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProblemet me zemrën në rritje, apeli i kardiologëve: Bëni kontrolle periodike/ ‘Karta...

Problemet me zemrën në rritje, apeli i kardiologëve: Bëni kontrolle periodike/ ‘Karta e Kujdesit Shëndetësor’, dhurata më e vlefshme për ju dhe më të dashurit tuaj

Zemra është një organ muskulor që peshon rreth 300 gramë, punon ditë e natë pa pushim, një fakt që e neglizhojmë dhe paraqitemi tek kardiologu vetëm kur kemi probleme serioze.

 

Sipas mjekëve, kohët e fundit janë vënë re raste edhe tek moshat e reja, që do të thotë nga 25, 35 e 40 vjeçare, preken nga sëmundjet kardiovaskulare, preken nga infarkti i miokardit, shfaqin luhatje të tensionit arterial dhe çrregullime të ritmit të zemrës.

Shkaku kryesor i vdekjeve në botë

Sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i vdekjeve nga zemra është 17.9 milionë në vit, ndërsa pritet që deri në vitin 2030 ky numër të rritet e të shkojë në 22.2 milionë vdekje në vit.

Faktorët 

Faktorët e rrezikut që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare janë të shumtë, por më I rrezikshmi është stresi psiko-social, që luan rol të rëndësishëm në manifestimin jo vetëm të sëmundjeve kardiovaskulare, por në përgjithësi të sëmundshmërisë në shëndetin e popullatës.

Përveç stresit,  janë edhe faktorët klasikë siç është diabeti mellitus që po shfaqet gjithmonë e më shumë edhe në moshat e reja dhe me një prevalencë më të lartë.

Është hipertensioni arterial, konsumimi i duhanit, jeta sedentare pa aktivitet fizik, është mënyra e ushqyerjes etj.

Simptomat kryesore

Simptomat mund të jenë që nga dhimbja e gjoksit, vështirësi në frymëmarrje, çrregullime të ritmit të zemrës, ndonjëherë gjendje të fikëti, këputje, lodhje, djersitje e shtuar. Unë kam këtë mesazh për qytetarët që kontrolli period i shëndetit të zemrës është një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në diagnostikimin më të hershëm në popullatë dhe rrjedhimisht në trajtimin e duhur, në kohë.

Parandalimi 

Sëmundjet ndodhin shpesh kur ne më paku i presim, dhe pasojat mund të jenë të ndryshme, si fizike ashtu edhe emocionale. Fatmirësisht, mjekësia ofron mjete për të marrë nën kontroll shëndetin tonë. Çelësi kryesor për të patur një jetë të shëndetshme dhe aktive është vendosja e parandalimit në krye të prioriteteve tona.

Vizitat e rregullta nga mjeku,kryerje e kontrolleve rutinore, monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes shëndetësore etj janë hapa thelbësorë.

Oferta e Gushtit nga SIGAL UNIQA

SIGAL UNIQA di si të jetë pranë klientëve të saj në çdo kohë, përmes produkteve më novatore që ofron tregu shqiptar i sigurimeve por edhe përmes ofertave të njëpasnjëshme.

Për cilindo që është merakli ndaj shëndetit dhe do që gjatë gjithë vitit të jetë nën kotroll, SIGAL UNIQA vjen me një ofertë që nuk duhet humbur.

Deri më 31 Gusht, Karta e Kujdesit Shëndetësor “Teleshëndet” ofrohet për vetëm 3,500 lekë ( nga 5,000) dhe ofron një sërë benefitesh, siç mund të përmendim

  • Check up
  • Deri ne 50 % zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL UNIQA
  • Shërbimin “TeleShëndet”
  • Dhe shumë benefite të tjera

Çfarë është TeleShëndet?

TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Shërbimet që ofron:

Sa e thjeshtë dhe e lirë është të kujdesesh për shëndetin kur ke një sigurim te SIGAL UNIQA

Nëse doni të merrni më shumë informacione, shkruani tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Dedikuar sëmundjeve të rënda/ “Jetë Plus”, siguracioni unik që mundëson kurimin në spitalet më të mira në botë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat