0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Mos dilni fare në diell nëse keni probleme me zemrën”

“Mos dilni fare në diell nëse keni probleme me zemrën”

Shqipëria vazhdon të jetë nën kthetrat e një vale të nxehti me temperaturat që iu rikthyen sërish vlerave pranë 40 gradëve.

Por ata që i vuajnë më së shumti temperaturat e larta, janë personat me probleme kardiake.

Sipas ISHP-së, deri më tani kemi dy humbje jete për shkak të infarkteve kardiake nga i nxehti.

Temperaturat e larta ndikojnë shumë te pacientët kardiakë. Në shumë raste shpërthejnë në ngjarje të mëdha sikurse janë infarktet, kur ajo sëmundje ka qenë aty e pa ekzaminuar. Ata që janë në risk të mesëm dhe të lartë, ndryshe nga sa thonë kolegët dilni vetëm në mëngjes apo në darkë, ne u themi mos dilni fare në ditët e nxehta”, thotë mjekja kardiologe, Engjëllushe Hasani.

 

Ata të cilët e dinë se vuajnë nga probleme kardiake janë më të kujdesshëm, por ka shumë nga ata të cilët nuk e dinë që kanë patologji kardiake.

“Shqiptarët  shkojnë vetëm kur ndodhin parainfarkte dhe alarmohen te mjeku”, shpjegon mjekja.

Mjekja kardiologe këshillon që edhe nëse jeni nëpër plazhe afër detit, kujdes kur futeni në ujë menjëherë nga ekspozimi në diell pasi rritet mundësia për infarkt.

“Në diell enët e gjakut zgjerohen, por në momentin kur futen në ujë enët koronare ngushtohen dhe ndodh bllokimi zemrës pra infarkti”.

Nëse sëmundjet e zemrës diagnostikohen herët, ato mund të mbahen në kontroll.

LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat