13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPasojat e breshërit shkatërrimtar në Klos, banorët sërish me sytë nga institucionet:...

Pasojat e breshërit shkatërrimtar në Klos, banorët sërish me sytë nga institucionet: Na kompensoni

Është dashur të bjerë vetëm pak minuta breshër që i gjithë prodhimi bujqësor në fshatin Xibër – Murrizë në Bashkinë e Klosit, të dëmtohet.

Më e prekur ka qenë zona afër Qafës së Murrizit ku afro 30 familje kanë mbetur këtë vit pa prodhime në frutikulturë apo të mbjella të stinës.

Vetë banorët thonë se nuk mbahet mend asnjëherë që në muajin Korrik të bjerë aq shumë breshër.

Ata shprehen se nga sasia e madhe e breshërit të rënë pak ditë më parë nuk ka mbetur më asgjë.

Të gjitha kulturat bujqësore janë dëmtuar duke nisur nga të mbjellat e deri tek frutikultura.

Për banorët nuk ka më kohë për mbjellje të dyta, ndaj ata shpresojnë që institucionet shtetërore t’i ndihmojnë për këtë fatkeqësi natyrore.

Bujqësia është një sektor me rrezik shumë të madh, sepse është e ekspozuar ndaj faktorit natyror dhe faktorëve të tjerë. Por fatkeqësisht, politika vazhdon të ushqejë mentalitetin që në rast fatkeqësie, paguan shteti.

Fillimisht, duhet thyer koncepti që për çdo gjë duhet të trokasim në dyert e institucioneve dhe njëkohësisht duhet nxitur edhe kultura e sigurimit, si mbrojtja më e mirë përballë çdo rreziku.

Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë: Mbrojtje nga Rreziqet

Çfarë siguron kjo policë?

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

  • Breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
  • Cilësinë e prodhimit
  • Rendimenti i prodhimit
  • Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Pse sigurohet?

  • Një ngjarje, sado sporadike dhe e rrallë, mund ta çojë fermerin drejt falimentimit;
  • Mos përballimi i disa humbjeve, sidomos vitet e para.
  • Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e fermerit.

LEXO EDHEPërmbytjet dhe bujqësia/ Hajdarmataj: Sektor me risk të lartë, si qeveria në Maqedoninë e Veriut subvencionon primit e sigurimit

Çfarë ofron SIGAL UNIQA

Kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë.

Për më tepër, nëse fermat tuaja janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.

Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.

“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.

Asnjëherë nuk do të jemi të sigurtë pa qenë të siguruar!

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat