11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF zhvillon analizën për 6-mujorin e parë të vitit, Kaçi: Duhet të...

AMF zhvillon analizën për 6-mujorin e parë të vitit, Kaçi: Duhet të jemi pararojë e ndryshimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) zhvilloi analizën e punës për 6-mujorin e parë të vitit 2024, duke përcaktuar objektivat dhe piketat e veprimtarisë për pjesën e mbetur të vitit.

Analiza u bazua në dy dokumente udhërrëfyese kryesore të Autoritetit: “Plani i Punës 2024” dhe “Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë”.

Takimi u drejtua nga Mimoza Kaçi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e AMF, ndërsa drejtuesit e departamenteve dhe drejtorive prezantuan punën dhe arritjet për 6-mujorin e parë të vitit 2024, si dhe prioritetet për muajt në vazhdim.

Kreu i AMF u shpreh mbi rëndësinë e kësaj analize si katalizator për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës institucionale.

“Çdo vendim që marrim, çdo rregullore që hartojmë, monitorimi i vazhdueshëm dhe mbikëqyrja që ushtrojmë, ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe investitorëve shqiptarë. Kjo përgjegjësi duhet të na udhëheqë në punën tonë”, tha ndër të tjera ajo.

Në përmbyllje të tryezës së diskutimit, Kaçi vijoi: “Tregu financiar zhvillohet me ritme të shpejta dhe ne duhet të jemi në pararojë të këtyre ndryshimeve, jo thjesht si reagues ndaj tyre, por me qëllim kryesor garantimin e stabilitetit, transparencës dhe besueshmërisë në tregjet financiare jo-bankare në vend”.

LEXO EDHERaporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat