11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVarianti "Omicron"/ 15 të shtruar tek Infektivi, ISHP: Simptoma të lehta, grupet...

Varianti “Omicron”/ 15 të shtruar tek Infektivi, ISHP: Simptoma të lehta, grupet e riskut nuk duhet t’i neglizhojnë

Në spitalin infektiv janë të shtruar 15 persona të prekur me Covid-19.

Epidemiologu i ISHP Artan Simaku sqaron se prania e variant Omicron që po qarkullon aktualisht në Shqipëri, shfaq simptoma të lehta, por grupet e riskut nuk duhet t’i neglizhojnë.

“Gjatë stinës së dimrit ku mbizotëron qarkullimi i gripit Covid qarkullon nën nivel disa herë më të ulët, ndërsa tani ka mbizotërim me Covid. Ka të shtruar në spital dhe janë rreth 15 persona të shtruar të grupmoshës 65 vjeç e lart, janë grupmosha në risk dhe duhet të respektojnë masat; distancim fizik, të evitojnë grumbullimet, mbajtja e maskës dhe higjienë e mirë, të lajnë duart. Qarkullon varianti Omicron me nënvariantet e tij. Është një variant i lehtë me sëmundshmëri të lehtë, vetëm me shqetësime fyti, me temperaturë më të ulët se gripi dhe shenjat e përgjithshme”.

LEXO EDHE: Shqiptarët po preferojnë më shumë Kartat “SIGAL” për të marrë shërbime në spitalet më të mira

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat